10:27 / E Hënë, 11 Prill 2022 / B O

Aktivistët bllokojnë autostradën në Zvicër, kanë një arsye proteste

Në kantonin Vaud, të hënën në mëngjes një grup aktivistësh bllokoi autostradën me një protestë të hershme. Dhjetëra aktivistë u ulën në autostradë duke mbajtur pankarta në duar si shenjë proteste.

Ata po kërkojnë një plan veprimi nga qeveria federale zvicerane për të mbështetur rinovimet me efikasitet energjetik të ndërtesave në mënyrë që të reduktojë emetimet e CO2 të Zvicrës dhe varësinë nga energjia.

Aktivistët bllokuan segmentin e autostradës që dërgonte për Lozanë. Policia kreu dhjetëra arrestime para se autostrada të zhbllokohej./Indeksonline/