21:48 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Aktivisti i VV-së mohon që është këshilltar i Kurtit, tregon dokumentin ku thuhet se është shofer i tij

Gjatë ditës së sotshme në media ka qarkulluar një lajm se aktivisti i VV-së, Liman Hoti është këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti.

Hoti, që gjithmonë si aktivistë i VV-së ka qenë shofer i Kurtit, përmes një postimi ka treguar se vazhdon të jetë i tillë, transmeton Indeksonline.

” Lajmi qe po qarkullon per mua se gjoja jam emruar si keshilltar i kryeministrit Kurti eshte teresisht i pavertete. Une si aktivist i Levizjes kam qene shoqerues i Albinit dhe vazhdoj ta kem te njejtin angazhim.”, ka shkruar ai.