Aktivizohet LDK në Istog, viziton fshatin e Ibrahim Rugovës
Kandidati për deputet nga LDK, Ilir Ferati ka zhvilluar takime në fshatrat Kaliqan dhe Cërrcë, ku është pritur nga qytetarë të shumtë, shkruan IndeksOnline.
“Në Kaliqan e në Cërrcë përsëri nga afër, përsëri me entuziazmin e qytetarëve tanë, të cilët vazhdimisht po e kërkojnë ndryshimin që i duhet më shumë se kurrë Kosovës,” u shpreh ai.
Ai shtoi se takimet dhe përkrahja e qytetarëve mbeten motivi kryesor i angazhimit të tij politik.
“Takimet tona dhe përkrahja juaj mbeten motivi i rrugëtimit tonë, të cilin e bëjmë bashkë,” deklaroi kandidati.
Statusi i tij i plotë:

