75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Aktivizohet vullkani në Kamçatka

Është riaktivizuar njëri nga vullkanet më të mëdhenj në botë që gjendet në gadishullin Kamçatka, duke hedhur hirin në një lartësi prej 6.5 kilometra mbi nivelin e detit, njoftoi Departamenti Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave.

“Vullkani Kljucevskoj ka hedhur hi në lartësi 6.5 kilometra mbi nivelin e detit dhe reja e hirit është përhapur 70 kilometra në veriperëndim të vullkanit”, thuhet në njoftim./