11:06 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjendje alarmante në Suharekë, emergjenca aktivizon gomonet (Video/Foto)

Komuna e Suharekës gjendet në gjendje të jashtëzakonshme pasi shiu mbrëmë ka vërshuar qytetin dhe fshatrat.

Nga disa pamje të marra nga droni në fshatin Shirokë, shihet se ende ka probleme në qarkullim të automjeteve për shkak të përmbytjeve.

Herolind Bytyçi ka dërguar në Indeksonline pamjet e incizuara nga ai me dron ku shihet se Suhareka vazhdon të jetë “e mbuluar” me ujë.

Madje, emergjenca lokale ka aktivizuar edhe gomonet për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të saj.

Ndryshe, Komuna e Suharekës që nga mbrëmë është në gjendje gatishmërie për evakuimin e banorëve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur nga uji.

Sipas tyre, deri më tash autoriteteve lokale në ndihmë iu kanë ardhur vetëm komuna e Malishevës./Indeksonline/