12:29 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Aktori Agron Llakaj dyshon ta ketë kaluar Koronavirusin në Janar

Aktori i humorit Agron Llakaj ishte së fubdmi i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Ai ka deklaruar se dyshon se dhe mund ta ketë kaluar Koronavirusin që në muajin Janar.

Kjo sepse ka pasur simptoma të një gripi si kurrë më parë.

“Nga data 3 Janar deri me datë 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë, të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, ndoshta e kam kaluar koronën se unë grip të tillë s’kam kaluar në jetën time. Kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo,” është shprehur ai.

Megjithatë gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe Llakaj tregon se gjithmonë ka luftuar për të qenë sa më i shëndetshëm.