11:18 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / AR

Aktori amerikan rrëfen takimin me Presidentin Zelensky dhe refugjatët ukrainas

Aktori amerikan, Ben Stiller, ka thënë se ishte mahnitur nga qëndrueshmëria e madhe e popullit të Ukrainës dhe të presidentit Zelenskyy teksa vendi po shkatërrohet nga lufta nga rusët.

56 vjeçari i cili njihet për rolet e tij në filma si “Zoolander” dhe “Meet the parents” ka vizituar vendin në qershor si ambasador i vullnetit të mirë për UNHCR-në, transmeton Indeksonline.

Më shumë se një muaj nga kthimi, Stiller shprehu frikën e takimit të tij me presidentin dhe qytetarët ukrainas.

Për Dealine ai rrëfeu se ai takim ka qenë vërtetë i ndjeshëm.

“Ndjenja e tij se si është ngritur dhe ka vendosur që të kapërcej këtë situatë të tmerrshme, ka bërë që të gjithë të luftojnë kundër rusëve”.

Që nga fillimi i luftës me Rusinë, miliona ukrainas kanë ikur në Poloni.

Stiller gjithashtu shpjegoi se mësoi shumë nga kjo përvojë.

Qytetarët i kishin thënë: ‘Për ne, ne nuk kemi zgjidhje. Ky është vendi ynë dhe ata po përpiqen të na zhdukin’./Indeksonline/