19:00 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / AR

Aktori i famshem heqë dorë përkohësisht nga aktrimi

Tom Holland do të tërhiqet përkohësisht nga aktrimi dhe qendra e vëmendjes, pas “xhirimet e fundit e kanë shkatërruar”. Tom iu referua mini-serialit të AppleTV, “The Crowded Room”, në të cilin luan një rol të errët psikologjikisht dhe dukshëm, kjo ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

Në një intervistë për “ExtraTV”, ai u shpreh se fillimisht ishte shumë sfiduese të luaje një rol të tillë dhe kjo e tërhoqi shumë që të pranonte rolin. Ai u shpreh se kishte si qëllim që të ndërgjegjësonte njerëzit se sa e fuqishme është mendja dhe gjërat pozitive dhe negative që mund të bëjë ajo.

Në të njëjtin serial, Tom është edhe prodhues dhe e shijoi shumë këtë përvojë, por nga ana tjetër, tha se: “Seriali më shkatërroi, pasi erdhi në një kohë ku më duhej pushim. Ishte aq i vështirë sa duhet të marr 1 vit pushim”.

Ai u shpreh se kishin një terapist në set dhe se ka punuar për rreth 8 muaj në realizimin e serialit. Aktori tha se u ndje shumë i sigurt në praninë e terapistit, të vëllait të tij dhe të kastit të aktorit.

Tom tha se pas këtij seriali ndihet më mirë, beson më shumë në aftësitë e tij dhe se tanimë, mund të përballet me të tjera sfida dhe se në 8 muaj në xhirime mësoi shumë.

Aktori theksoi se bëri një javë pushim në Mexico, por sërish, nuk arriti të çlodhej mendërisht. Tom u shpreh edhe se shpreson shumë që njerëzit ta pëlqejnë serialin dhe që ta kuptojnë se sa e mrekullueshme është mendja njerëzore.