17:42 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aktori i njohur drejt fejesës, gati t’i propozoj të dashurës

Aktori i njohur,Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij modele, 22 vjecarja Camila Morrone, po mendojnë të dërgojnë lidhjen e tyre në një nivel tjetër.

Sipas burimeve të afërta me çiftin dyshja janë drejt fejesës, dhe aktori po mendon t’i propozoj, shkruan Indeksonline

“Ata duket ta kenë shumë seriozisht me njëri tjetrin”. “Nuk është aspak një lidhje rastësore dhe Camila shpenzon shumë kohë në shtëpinë e tij”, u shpreh burimi.

DiCaprio thuhet të ketë njoftuar të dashurën e tij me prindërit, Morrone dhe kanë shndërruar gjërat në diçka shumë serioze.

Kujtojmë që DiCaprio dhe modelja janë në lidhje që nga janari i vitit 2018-të./Indeksonline/