14:38 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / B O

Aktori i njohur i bashkohet kastit të “The Crown”

Jonny Lee Miller bashkohet me ‘The Crown’.

Aktori i “Trainspotting”, Jonny Lee Miller ka nënshkruar në “The Crown”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Miller do të luajë ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, John Major në Sezonin 5 të serialit, zbuloi Netflix të premten.

Majori shërbeu si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtues i Partisë Konservatore nga 1990 deri më 1997, viti kur Princesha Diana vdiq. Major tani është 78 vjeç.

Miller u bë i famshëm për rolin e tij në “Trainspotting” dhe ka luajtur në “EastEnders” dhe “Prime Suspect”. Ai gjithashtu ka luajtur Sherlock Holmes në “Elementary”.

Xhirimet në sezonin e ri të serialit hit të Netflix pritet të fillojnë këtë verë.

Elizabeth Debicki do të interpretojë Princeshën Diana, Dominic West do të interpretojë Princin Charles, Imelda Staunton do të interpretojë Mbretëreshën Elizabeth, Jonathan Pryce do të jetë Princi Philip dhe Lesley Manville do të interpretojë Princeshën Margaret.

Sezoni i ri do të paraqes familjen mbretërore në fillim të viteve 1990.