75 Mall Live Search
23:58 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aktori i njohur shfaqet i lumtur përkrah të dashurës 23 vite më të re

Ata e kanë udhëtuar botën së bashku, ndërsa tani Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij, Camila Morrone janë shfaqur të lumtur në Los Angjelos.

Të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, ata u relaksuar së bashku gjatë vikendit në qytetin e filmit, shkruan Indeksonline.

Leo dhe Camila dukeshin të thjeshtë dhe në disponim derisa gjetën kohë pas shumë angazhimeve të shumta në karrierë.

Leo së pari i përfol për lidhjen me Camila në dhjetor të vitit të kaluar.

Çifti që nga ajo kohë ka ndjekur së bashku një numër aktivitetesh të profilit të lartë, përfshirë këtu edhe festën e 60-të të ditëlindjes së Ellen Degeneres në Los Anxhelos, si dhe festivalin e Coachella.

Ndryshe, modelja e njohur është bërë fytyra e re e markës Jordace, ndërsa aktori ka qenë i zënë duke filmuar filmin e drejtuar nga Quentin Tarantino, Once Upon A Time në Hollywood, së bashku me Brad Pitt./IndeksOnline/