13:51 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Aktori kosovar kujton babanë në 6-vjetorin e vdekjes

Aktori dhe humoristi i njohur kosovar, Adnan Blaku, i njohur më së miri me rolin “Sofija” sot ka kujtuar babanë e tij.

Adnani në 6-vjetorin e vdekjes së babait e ka kujtuar ata përmes një statusi në Facebook në të cilin tha se duhet të duhemi sa jemi të gjallë, që kur të vdesim kujtimet të jenë të bukura.

“Sot 6 vjet trupi yt u nda nga ne, por jo dashnia dhe kujtimet për ty , këto vite pa ty ishin të rënda dhe nuk është asgjë njëjtë si atëherë. Ishim krenarë që të patem i dashtun babë-Nazi. Të duhemi sa jemi të gjallë, që kur të vdesim kujtimet të jenë të bukura”, ka shkruar aktori në status.

Ndryshe, kujtojmë se aktori mbetet i angazhuar në projekt të ndryshme dhe komedi./Indeksonline/