19:03 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / Blerim

Aktori kosovar: Ma merr mendja që 2 milionë euro janë transferu për interes të Kosovës!

Skandali i vjedhjes së Thesarit të Shtetit, ka qenë lajmi i ditës së sotme.

2.1 milionë euro u ekzekutuan tek një operator ekonomik, e për këtë vepër është arrestuar 1 person e 2 të tjerë janë në arrati.

Disa fjalë, por me ironi, i ka dhënë edhe aktori e producenti kosovar, Shkumbin Istrefi.

“Ma merr mendja qe 2 milion euro sigurisht jane transferu diku per interes te Kosoves, por pse e kujt eshte Top Secret dhe do te zbulohet vetem pas 100 vjetesh. Eh keshtu e kane sekretet shteterore”, shkruan ai në FB./Indeksonline