Aktori shfaqet për herë të parë në publik me partneren 12 vjet më të re

Aktori 45-vjeçar Jason Momoa mori pjesë në koncertin e 50-vjetorit të Saturday Night Live në Nju Jork me të dashurën e tij, e cila është 12 vjet më e re, aktoren Adria Arjona.
Kjo ishte dalja e parë publike e çiftit që kur u zbulua në maj të vitit të kaluar se ata ishin bashkë, transmeton indeksonline.
Adria ka veshur një fustan të zi të shkurtër për mbrëmjen, të shoqëruar me taka të zeza dhe një çantë me vija.
Momoa kishte veshur xhinse, një bluzë të zezë dhe një xhaketë lëkure. Çifti ka pozuar për fotografët duke buzëqeshur./Indeksonline/
