23:02 / E Enjte, 14 Nëntor 2019

Aktori shqiptar: Kosova, djem që luajnë me zemër

Kosova ka pësuar humbje si mysafire me Çekinë duke i vështirësuar kështu edhe më shumë kualifikimin për ‘Euro 2020’.

Por, edhe pse humbën djemtë e Kombëtares së Kosovës treguan karakter dhe shpirtin luftarak, shkruan Indeksonline.

Përkrahje e madhe për futbollistët kosovarë pas lojëse ka ardhur edhe nga aktori nga Shqipëria, Jul Deda.

“E megjithatë, Kosova tregoi karakter të fortë, tregoi që është një skuadër e përberë me djem që luftuan me zemër”, ka shkruar aktori pas ndeshjes.

Ndryshe, edhe Shqipëria zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Andorrës me rezultat 2 me 2, por që nuk ia mundëson kualifikimet për në Kampionatin Europian./Indeksonline/