17:04 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aktori shqiptar luan krah Halle Berryt në filmin e ri

Aktori shqiptar, Marko Caka ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në Hollywood dhe cili deri tani numëron disa role përkrah aktorëve më të njohur në botë.

Aktori i lindur në Shkodër së fundi ka filluar punën për një film të ri për të cilin ka njoftuar përmes një postimi në Instagram.

Caka këtë herë do të luaj përkrah aktores me famë botërore, Halle Berry.

Marko ka publikuar një fotografi përkrah aktores amerikane, duke thënë se ndihet i privilegjuar që po punon me të.

“Ne punojmë bashkë…Ne jetojmë bashkë…Ne e ndryshojmë atë bashkë, Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi. Privilegj të punojë me ty Halle Berry, prapaskena, së shpejti”, ka shkruar Marko Caka sipër postimit./Indeksonline/