15:35 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aktorja Arjola Demiri edhe pa grim, shkëlqen me pamjen

Aktorja e njohur Arjola Demiri për publikun më shumë njihet me rolin e saj si vajzë nga Tropoja në serialin ‘O sa mirë’, shkruan Indeksonline.

Ajo u përfol shumë nëpër media për bukurinë dhe format e saj trupore, por edhe për jetën e saj private.

Si një nënë ‘single’ ajo kishte rrëfyer vështirësitë që kishte kaluar në rritjen e fëmijëve dhe sfidat e tjera në jetë, por që i ka kaluar me sukses.

Arjola është mjaft aktive edhe nëpër rrjetet sociale dhe vazhdimisht shfaqet për publikun.

Së fundmi ajo është paraqitur pa grim, duke paraqitur një bukuri natyrale. /Indeksonline/