13:02 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aktorja e famshme flet për skenat intime: S’i pëlqej as unë e as burri im

Julianne Moore konsiderohet një nga aktoret më profesionale në Hollywood, por ajo gjithashtu ka skena në setin e saj, të cilat i përjeton rëndë.

Fituesja e çmimit Oscar në filmin “After the Wedding” duhej të luante skena intime të drejtuara nga bashkëshorti i saj, Bart Freundlich.

Për qëllime filmi, ajo shtrihej në një vaskë pa rroba dhe bisedoi me partnerin e filmit Billy Crudup dhe situata, siç pretendon ajo, ishte vërtet e sikletshme.

“Ishte e tmerrshme për mua të xhirohesha. Nuk më pëlqejnë skenat dhe e di se as burri im nuk i pëlqen, por kjo është puna. Ishte përvoja më e bezdisshme në të gjithë jetën time”, zbuloi Moore.