16:31 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / AR

Aktorja e famshme shtatzënë për herë të parë

Keke Palmer është shtatzënë! Aktorja zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë ndërsa prezantonte Saturday Night Live më 3 dhjetor.

“Ka disa thashetheme që qarkullojnë. Njerëzit po komentojnë duke thënë: ‘Keke po pret një fëmijë, Keke është shtatzënë’”. Dhe unë dua t’ju them – Po, jam shtatzënë’!”

Ndërsa publiku brohoriste, Palmer më pas hapi xhaketën e kostumit për të zbuluar barkun e rrumbullakosur.

Ajo e mbylli monologun duke treguar sa e lumtur është për këtë kapitull të ri.

“Sinqerisht, ky ka qenë bekimi më i madh dhe jam shumë e emocionuar […]” 

29-vjeçarja është në një lidhje me sportistin Darius Jackson, marrëdhënie e cila u bë zyrtare në Instagram në gusht të vitit 2021.