10:31 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arrestohet aktorja e njohur gjatë protestave kundër racizmit, në Amerikë

Jaime Kingu është arrestuar gjatë protestave paqësore për vdekjen e George Floydit.

Aktorja 41- vjeçare përmes një statusi në Twitter tregoi se ajo është arrestuar nga policia në protestën “Black Lives Matter” në Los Anxhelos.

“Momentalisht jam e arrestuar për protestën paqësore. Po shkruaj me pranga në duar nga një autobus. Të gjithë ishim shumë paqësor”, ka shkruar aktorja.

Më vonë, Jamie bëri edhe një tjetër status ku shkruan “Ende jemi në autobus edhe pas katër orësh, ata po tallen me ne”.

Përveç aktores edhe shumë emra të tjerë të famshëm janë bërë pjesë e protestave që po mbahen në qytete të ndryshme në Amerikë./Indeksonline/