13:39 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Aktorja e njohur nuk është më vegjetariane, e ‘detyron’ Matt Damon të heq dorë

Anna Hathaway heqi dorë nga të ushqyerit si vegjetariane, e gjitha kjo për shkak të aktori dhe mikut të saj, Matt Damon.

Fituesja e çmimit ‘Oscar’ ka mbuluar kopertinen e revistës së njohur Tatler ku edhe ka folur më shumë rreth stilit të saj të jetës duke hequr dorë nga alkooli dhe poashtu ka ndaluar të jetë vegane, shkruan Indeksonline.

“Ishim në një restorant me bashkëshortin tim dhe Matt Damon, dhe në një moment Matt i thotë kamarierit: do marr çfarëdo që shefi do të më servojë. Dhe bashkëshorti im – i cili kishte një vit që ishte vegan – thotë: “Edhe unë. Dhe unë isha, zemër ai do hajë mish…’ Kështu mbeta e vetmja vajzë në tavolinë dhe e vetmja vegane, e të gjithë po i përshtateshin ambientit. Kështu porosita një salmon dhe mu duk sikur dikush i dha energji të menjëhershme trupit tim”, ka shpreh Hathaway.

Hathaway vazhdoi të fliste për vendimin e saj të madh për të ndaluar të pinte derisa djali i saj, Jonathan 3-vjeçar, të jetë një i rritur ./Indeksonline/