16:36 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Aktorja e njohur: Nuk mendoj se isha e zgjuar pa diplomë universitare

Aktorja e njohur, Jessica Alba nuk e ka cilësuar vetën si të mençur deri sa e ka përfunduar universitetin.

37 vjeçarja, e cila filloi karrierën e saj si adoleshente, nuk e cilësoi vetën të mençur deri sa ishte në shkollën e mesme, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë të fundit ajo ka treguar se ndihej inferiore në atë kohë ndaj kolegeve të saja, pasi që nuk e kishte përfunduar universitetin.

“Kur isha më e re, mendoja se nuk isha e zgjuar, nuk kisha një arsimim konvencional apo të lartë. Tani, pasi kam filluar një bizner e identifikoj vetën si të zgjuar.”, u shprehë Alba.

“Unë u ndjeva inferiore duke thënë se isha aktore pa u trajnuar në mënyrë klasike. Më kërkoi kohë për të gjetur besimin tim.”, vazhdoi aktorja e njohur.

“Unë ndoshta nuk jam aktorja më e mirë por a kam momentet e mia? Absolutisht.”, tha Jessica Alba.

Aktorja ka qenë pjesë e shumë filmave të suksesshëm si “Honey”, “Sin City” dhe “Fantastic Four”.

Jessica tashmë ka një biznes të saj që quhet “The Honest Company”./Indeksonline/