10:12 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Aktorja e njohur prezanton vilë luksoze: Është shtëpi ëndrrash

Jessica Alba sigurisht i ka të gjitha.

Aktorja 38 vjeçare së bashku me djalin e saj 16 muajsh, Hayes ka treguar shtëpinë e saj të ëndrrave për kopertinen e muajit qershor të ‘Architectural Digest’.

Dy vajza e saj, Honor 10 vjeçare dhe Haven shtatë shihen në prapavijë të imazheve teksa luanin në oborrin e vilës luksoze në Beverly Hills.

Edhe bashkëshorti i saj, producenti Cash Warren gjithashtu mund të shihet në fotosesionin e realizuar teksa Jessica deklaroj “se kjo është shtëpia e ëndrrave të tyre”.

Aktorja edhe më parë kishte publikuar të ambientit të saj të ngrohtë familjarë nga jashtë dhe brenda.

Për renovimin e vilë për shijen e tyre çiftit iu deshën 18 muaj të inspiruar nga dizajnët franceze.

Jessica dhe Cash kohë më parë festuan edhe përvjetorin e tyre të 11 të martesës./Indeksonline/