23:29 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / Blerim

Aktorja kosovare: Mi ndalen parat nga rroga për trust, sot nuk figurojnë aty

Aktorja kosovare, Edona Reshitaj, ka ngritur një shqetësim që e ka vërejtur sot.

Ajo tha se vite më parë ka marrë pjesë në disa seriale televizive dhe paratë e rrogës së saj nuk ia kanë dhënë të plota, pasi i kanë thënë që do i ndalojnë për trust, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, sipas saj, këto para nuk janë paguar në trust asnjëherë nga produksioni që bëri ato.

“A ka dikush pergjigje per keto raste, apo a mund te inicohet diçka e tille nga te gjithe ata artiste qe kane kalu neper keto eksperienca te padrejta?” ishte pyetja e saj, ndër tjera./Indeksonline/

Ne disa seriale televizive ku une kam marre pjese me vite te tana, ne rroge m'i kane ndale paret per trust, por ne trust…

Posted by Edona Reshitaj on Friday, 11 December 2020