12:40 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aktorja më e bukur në botë: S’kam dashur të martohesha kurrë

Aktorja e famshme amerikane, Charlize Theron, ka befasuar me deklaratën e fundit në të cilinë ka folur më shumë rreth jetës së saj private.

44-vjeçarja në një intervistë për revistën e njohur “Glamur 2019”, ka dhënë më shumë detaje rreth jetës së saj sentimentale.

 “Nuk kam qenë në një lidhje që një kohë të gjatë. Unë nuk kam dashur të martohesha asnjëherë”, ka thënë ajo për revistën. “Këto gjëra nuk janë të vështira për mua, sepse ato janë e vërteta ime. Unë shoh që njerëzit janë disi të hutuar nga kjo madje gratë shumë”.

Kjo erdhi pasi kohë më parë Theroni kishte deklaruar duke thënë: “Unë kam qenë pa të dashur dhjetë vjet”.

Biondina seksi ndryshe është nënë beqare e dy fëmijëve, lidhja e saj e fundit ishte me aktorin Stuart Townsend me të cilin u nda në vitin 2010./Indeksonline/