17:40 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / AR

Aktorja rrëfen për momentin kur pas abortit, duhet të luante rolin e një gruaje që humbte fëmijën

Aktorja Delinda Disha rrëfeu në emisionin e Aulona Mustës, “Natën me Aulonën”, për momentin e vështirë pas humbjes së binjakëve dhe përjetimin e dhimbshëm teksa luante në teatër rolin e një nëne që humbte fëmijët.

“Ne i dëshironim shumë ose e dëshironim shumë një fëmijë të dytë, ta zgjeronim familjen tonë…dhe nuk ishte një, ishin dy. Por, fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi dhe zgjati shumë pak, vetëm tre muaj. Më është dashur mbi një muaj që të marr veten, por nëse do ta përshkruaj me fjalë tamam, e kam ngrënë veten me dhëmbë – në sensin e mirë të fjalës. Kur shikoja Dasantinin që rritej çdo ditë, që edhe ai më jepte suport, Eldo në mënyrë të padiskutueshme, familja ime, motrat e mia, dhe ja ku jam sot.

Në fillim të këtij viti, Delinda njoftoi se ishte shtatzënë me binjakë, të cilët i humbi në mars.

“Më qëlloi pak vështirë, sepse në atë periudhë po merresha me një shfaqje dhe personazhi që unë interpetoja në teatër…edhe ajo humbte fëmijët e saj, pësonte dështime. Aty ka qenë një monolog që mua më ka tretur, një monolog shpirti do e quaja,” – u shpreh ajo e përlotur.

Aktorja dhe bashkëshorti janë prindër të një djali 5 vjeç.