21:04 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / V R

Aktorja shqiptare: Luajta rolin e ‘prostitutës’, më kanë kërkuar në shtëpi publike

Aktorja e njohur shqiptare, Shengyl Ismaili si rrallë herë ka folur për profesionin e saj dhe jetën private.

E ftuara në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ajo ka treguar shumë detaje nga jeta e saj për të cilat nuk kishte folur më parë.

Ndër tjera aktorja, Shengyl Ismailin ka folur për roli e saj si një prostitute.

Aktorja tregon se gjatë shfaqjes së Faruk Begollit, kishte qenë një person nga publiku që i ishte afruar regjisorit duke i thënë se po e kërkoj atë “prostitutën” që flet çdo të enjte këtu në çdo shtëpi publike, por nuk po e gjen.

Ishte Begolli ai që i kishte shpjeguar se ky është teatër e ai rol nuk ka të bëj me jetën e saj personale, dhe pas roleve të tilla ka pasur edhe mesazhe të tjera për tu takuar me të.

Ndryshe, aktorja së fundi befasoi adhuruesi e saj duke u shfaqur me një “look” të ri, më ndryshe se asnjëherë më parë.