09:34 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Aktorja shqiptare tregon benifitet e maskës: Të gjithë jemi të barabartë, jemi njerëz me maska

Me rritjen e numrit të infektuarve në vend, janë vendosur edhe masa më rrepta për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Edhe në rrjetet sociale emra të njohur kanë bërë thirrje që qytetarët t’u përmbahen sa më shumë këtyre masave.

Një nga to është edhe aktorja e njohur shqiptare, Shengyl Ismaili, e cila në një status në Facbook ka treguar benifitet e mbajtjes së maskës në një mënyrë më të veçantë se të tjerët.

Ndër të tjera, ajo ka shkruar se në fund të ditës krejt jemi të barabartë i-e varfur apo pasur.

Më poshtë statusi i saj i plotë:

BENEFITET E MASKES:

1. Kujdesemi per veten dhe te tjeret.
2.Femrat…kursejne buzekuqin
Meshkujt… kursejne zhiletën
3.Je nervoz kerkush nuk ta tesh….cka ki ?cka ki?
4. Je i/e lumtur,mos ta nin syte te tregojne.
5.Fol ma pak… beso ma mire,se kemi nevoje ma shume me u marr me vehten.
6. Ashtu keshtu berrylat si perdorim kurr, qe mundsia…pershendetuni me berryla(nese bash duheni me u preke).
7.Nuk ja ngulim syte njeri tjetrit… se ne fund te dites krejt jemi te barabart (i-e varfur apo pasur) jemi NJEREZ ME MASKA.