20:48 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / B O

Aktraksion i ri: Këtë tanke mund ta paguani për qejf dhe të shtypni vetura

Vetëm në qoftëse keni qenë në ushtri, përndryshe nuk besoj që keni qenë afër ndonjë tanke lëvizëse, e lëre më ta ngasni atë.

Një atraksion i ri në Melbourne të Floridas, po e bën këtë realitet për këdo që do të dëshironte ta drejtoj një tank, përmes një sërë ushtrimesh stimuluese, shkruan IndeksOnline.

Tank America ka filluar rezervimin për njerëz që kërkojnë të komandojnë një tank FV433 Abbot në rrugë pyjore.

Për 395 dollarë mund ta ngasë kushdo këtë tankë, duke marrur rolin si një komandant i një mjeti ushtarak që peshon 17 ton.

Për ata konsumatorë që dëshirojnë të kenë një përvojë më ekstreme, kompania ofron një paketë “të avancuar” në 899 dollarë, që lejon shoferët të shtypin makina me këtë tank.

Gjithashtu përfshin një GoPro video dhe ju mund të sillni një mik së bashku në udhëtimin tuaj. /IndeksOnline/