15:59 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Akuzohet se aksidentoi ekskortën e Ramës, lihet në burg, i riu. Më rrezikohet vendi i punës

Ditën e sotme Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29-vjecarin Spiro Naci i cili u arrestua disa ditë më pare si shkaktar i aksidentit me eskortën e Ramës.

Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg ndërsa është lënë ne fuqi nga gjykata e shkallës se parë.

“Në vendin ku ndodhi aksidenti ka qenë vija e ndërprerë që lejon parakalimin. Unë kam kryer parakalimin. Iu kërkoj ndjesë Gardës se padashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar.

Nuk jam dakord për masën arrest me burg sepse më rrezikon vendin e punës dhe do mbetem i papunë.”, është shprehur Naçi.