09:10 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / L K

Akuzoi Joe Biden për sulm seksual, 59-vjeçarja amerikane kërkon nënshtetësinë ruse

Tara Reid, 59 vjeç, e cila kishte akuzuar presidentin amerikan për sulm seksual ka kërkuar nënshtetësi ruse. Ajo tha se shkoi në Moskë si një turiste, por u ndje e sigurt për herë të parë pas një kohe të gjatë.

Tara vendosi të qëndronte në Rusi pasi një republikan i tha asaj se ishte në rrezik.

“Dëshiroj shtetësinë ruse nga presidenti Vladimir Putin, tha ajo, duke premtuar se do të jetë një “qytetare e mirë”.

Në fillim të vitit 2020, Reid pretendoi se Biden, në atë kohë një kandidat presidencial, e sulmoi seksualisht në një korridor të kongresit në vitin 1993, kur ai ishte senator dhe ajo punonte për të.

Presidenti amerikan e kishte hedhur poshtë kategorikisht akuzën. Amerikania, e cila pretendon se është eksperte e gjeopolitikës, tha se ishte kërcënuar me vdekje pasi akuzat e saj u bënë publike./abcnews.al/