22:46 / E Mërkurë, 09 Gusht 2023 / MSH

Al-Hilal dëshiron të takojë babanë e Neymar, klubi saudit kërkon të blejë brazilianin

Sipas L’Equipe, Neymar ka njoftuar drejtuesit e PSG-së për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi kryeqytetas.

Mësohet se braziliani ka kërkuar nga shoqëruesit e tij, përfshirë babain e tij, që t’i gjenin një ekip të ri.

Al Hilal është shumë i interesuar për nënshkrimin e brazilianit, sipas Foot Mercato. Klubi saudit planifikon të dërgojë një delegacion për t’u takuar me babanë e Neymar për bisedime paraprake.

Sipas gazetarëve të L’Equipe, Al-Hilal është gati t’i ofrojë sulmuesit një pagë prej 80 milionë euro në vit.

Parizienët kanë vendosur një çmim të lartë për yllin e tyre. PSG nuk do ta shesë Neymarin për më pak se 150 milionë euro, pretendon AS.