75 Mall Live Search
20:04 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / L A

Al-Hilal i afrohet dy pikë Al-Nassrit të Ronaldos, titulli vendoset të enjten

Al-Hilal ka fituar ndeshjen e radhës në “Saudi Pro League”.

Ata mposhtën Neomin me rezultat 2-0, pas golave të Ruben Neves dhe Sultan Mandash.

Fitorja e sotme e vazhdon ecurinë e tyre pa humbje, ku po ashtu i afrohet Al-Nassrit të Cristiano Ronaldos me vetëm 2 pikë.

Titulli në Arabinë Saudite do të vendoset të enjten më 21 maj, ku atyre i duhet fitorja ndaj Al-Fayhas dhe Al-Nassr të humb ndaj Damacit./IndeksOnline/