18:41 / E Premte, 29 Shtator 2023 / Gj. Sh

Al Khelaifi deklarohet për të ardhmen e Mbappes

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, ka folur përsëri për të ardhmen e Kylian Mbappes.

Ai në një intervistë për mediat polake, ka deklaruar se Mbappe e do këtë klub, është një lojtar i PSG-së dhe do të vazhdoj të jetë pjesë e klubit parisien, shkruan IndeksOnline.

“Politika ime është të mos flas për lojtarë që nuk janë te PSG dhe për transferime që do të ndodhin ose duhet të kishin ndodhur. Por nuk është sekret që Roberti është një sulmues fenomenal. Çdo klub i madh në botë e ka ditur dhe në një moment ka menduar për blerjen e tij. Por Lewandowski është në Barcelonë sot dhe unë e respektoj këtë. Ju, polakët, duhet të jeni krenarë që ai është një makinë goli dhe një djalë i mire. Jemi takuar dhe unë mund të flas vetëm mirë për të.”, deklaroi Al Khelaifi.

Kujtojmë që Kylian Mbappka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2024, dhe disa herë gjatë verës francezi ka thënë se nuk do ta vazhdoj kontratën me klubin aktual./IndeksOnline/