15:03 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / A. A

Al-Khelaifi: Mbappe është shumë i lumtur pas ardhjes së Messit

Pas transferimit të Leo Messit te Paris Saint Germaini, mediat e huaja po spekulojnë për largimin e yllit francez Kylian Mbappe.

Megjithatë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi deklaroi sot se Mbappe është i lumtur te PSG, sidomos pas ardhjes së Messit.

“Diskutimet me Kylian dhe familjen e tij, nuk do të flas në media për to. Kjo është mes nesh. Kylian është shumë i lumtur me ardhjen e Leos. Ai gjithashtu do të ndihmojë. Disa media po kërkojnë probleme tek ne por nuk ka probleme” deklaroi Al-Khelaifi.

Real Madridi vazhdon të jetë skuadra më e përfolur për transferimin e Mbappes.

/Indeksonline/