75 Mall Live Search
23:42 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / L A

Alaba në kërkim të një klubi, ka interesim nga gjiganti italian

Mbrojtësi austriak, David Alaba është aktualisht pa klub.

Pasi përfundoi ecurinë 5-vjeçare me Real Madridin, austriaku po kërkon një sfidë të re në karrierën e tij.

Raportohet se Alaba mund të vazhdojë karrierën në Itali, me Milanin që dëshiron të transferojë atë si lojtar i lirë.

Lëvizje kjo që do ta ribashkonte atë me Luka Modriqin, të cilët kishin luajtur së bashku te Reali.

Alaba, bëri 132 paraqitje me Realin duke shënuar 5 gola, ku fitoi 2 Liga të Kampionëve, 2 La Liga, Kupën e Mbretit, Botërorin për Klubeve si dhe Superkupat e Spanjës dhe Evropës./IndeksOnline/