17:06 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / B O

Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë në SHBA

Pak minuta përpara nisjes së ceremonisë së betimit të presidentit të ri amerikan, autoritetet njoftojnë se kanë marrë një telefonatë për alarm për bombë në një nga institucionet kryesore të vendit.

Alarmi për bombë është raportuar në Gjykatën e Lartë. Deri në këto momente alarmi po verifikohet dhe asnjë person nuk është evakuuar.

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë në Uashington ndodhet në anën tjetër të rrugës përballë Kapitolit, aty ku Joe Biden do të bëjë dhe betimin.