13:34 / E Martë, 23 Korrik 2019 / indeksADMonline

Alarm te Bayern Munchen, yjet kërkonë blerje të mëdha ose…

Bayern Munchen e ka fituar Bundesligën sezonin që lamë pas me 78 pikë. Ky numër i pikëve është më i ulëti për bavarezët në shtatë vitet e fundit.

Por, drejtuesit e skuadrës më të madhe gjermane premtuar blerje të mëdha për të rikthyer lavdinë e dikurshme.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk është duke ndodhur. Kjo ka bërë që yjet e skuadrës të jenë të pakënaqur me këtë situatë.

Lewandowski e Kimmich janë të parët që kanë dalur me deklarata kundër këtij projekti, shkruan Indeksonline.

“Bayern ka nevojë për transferime të mëdha për të fituar Champions” ka qenë paralajmërimi i Lewas.

Lucas Hernandez dhe Pavard janë dy blerjet paksa më serioze te bavarezët këtë verë. Por, yjet e Bayernit mendojnë se kualiteti me lojtarë i skuadrës është larg nga shumë skuadra të tjera evropiane.

Madje, nëse situata nuk lëviz në ditët në vazhdim, disa nga yjet e skuadrës mund të mendojnë largimin sepse janë të bindur që kjo skuadër nuk mund të ndjekë titullin e Ligës së Kampionëve.

Poashtu, ka të tillë në skuadër që kanë kritikuar shitjen e Hummels. /Indeksonline/