08:11 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Alarmi fals që “ngriti policinë në këmbë”… u kishin përgatitur “tortura erotike”

Duket se disa persona kanë pasur dëshirë që në lojërat e tyre seksuale të përfshinin edhe disa punonjës policie…

Policia e Neustadtit në Gjermani, është nisur me shpejtësi për në një banesë, nga ku morën një telefonatë ku thuhej se dy burra ishin duke dhunuar seksualisht një grua.

Kur oficerët e policisë mbërritën në banesë, ata kanë parë se një mësues japonez po i mësonte një çifti disa teknika “skllavërie erotike”, ndërsa më pas i kanë ftuar edhe ata për të marrë pjesë.

“Times” shkruan se ata kanë refuzuar me mirësjellje, ndërsa më pas, në një deklaratë të titulluar “Fifty Shades of Neustadt”, kanë raportuar se çdo gjë ishte në rregull, por personat në fjalë ishin “në qejf… më tepër nga sa duhej”.