10:04 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Alarmi i zjarrit bie në medium, moderatori ndërprenë emisionin në mënyrë më të qetë (Video)

Moderatori i ITV Neës në Londër i cili transmeton emisionin e tij në orën 22:00 me është detyruar të ndërpresë mbrëmë emisionin e tij.

Kjo për shkak se në objektin e këtij mediumi kishte rënë alarmi për zjarri, gjë që detyroi atë të ndërpres transmetimin.

Stafi u evakuua nga studiot, përderisa Tom Bradby ishte në lidhje direkte të këtij emisionin.

Mirëpo, mënyra se si ai e ndërpriti këtë emision u vlerësua lartë, transmeton Indeksonline.

Përkundër alarmit, ai vazhdoi mjaft i qetë të ju shpjegoj shikuesve se duhet të ndërpritet ky emision për shkak se në atë objekt kishte rënë alarmi për një zjarr, duke iu premtuar se do të vazhdojë përsëri emisioni sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Miq, duhet të ju njoftojmë se kemi një alarm zjarri. Na vije keq por ne duhet të ndërpresim këtu emisionin. Nuk jemi të sigurt se çfarë do të bëjmë, por mendojë se duhet të evakuohemi. Fatkeqësisht këto gjëra ndodhin dhe nuk kemi zgjedhje tjetër. Ne do të përpiqemi t’ju sjellim pjesën tjetër të lajmit sa më shpejt që të mundemi”, ka thënë ai në përmbyllje të emisioni.

Komentuesit e kanë komplimentuar atë duke thënë se ai duhet të marrë një çmim për lajmërimin më të gjatë dhe më të qetë për evakuim pas një alarmi të zjarrit.

Megjithatë, alarmi kishte qenë i rremë, në këtë mënyrë emisioni është rikthyer në transmetim 10 minuta më vonë. /Indeksonline/