12:21 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Testohet alarmi i ngjarjeve të jashtëzakonshme në Prishtinë

Alarmi i ngjarjeve të jashtëzakonshme është dëgjuar edhe sot në orën 12:00 në Prishtinë.

Qytetarët mund të jenë shqetësuar nga alarmi, por i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka thënë për Indeksonline se është vetëm test i alarmit.

“Të shtunën e parë të çdo muaji në orën 12:00 bëhet testimi i alarmit” ka thënë Ahmeti./Indeksonline/