20:06 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Alarmohet Aeroporti i Athinës, një rrëmbim në fluturimin Londër-Greqi?

Një informacion është marrë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës pasi administrata mori një paralajmërim telefonik për një rrëmbim.

Raportohet se ky veprim ndodhi në një fluturim nga Londra në Athinë, sipas Sputnik, transmeton Indeksonline

Thirrja telefonike u bë në orët e pasdites.

Forcat e sigurisë në Athinë janë mobilizuar pas këtij lajmi.