12:47 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Alarmohet opozita në Beograd: Lista Srpska mos ta votojë Demarkacionin në Kosovë

Deputetët e Serbisë, gjatë seancës së sotme parlamentare, kanë diskutuar për disa çështje të ndryshme, përfshirë edhe qëndrimin e Listës Srpska për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi.

Partia opozitare, Lëvizja për Bashkimin e Serbisë (Za spas Srbije) ka kërkuar llogari nga qeveria e Ana Bërnabiqit që të jep detaje shtesë rreth pozicionimit të deputetëve serbë në Kosovë.

Deputeti opozitar, Djordje Vukadinoviq deklaroi se  Marko Gjuriq duhet të jap garancinë se Lista Serbe nuk do të votojë për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, transmeton Indeksonline

“…Poashtu, Zyra për Kosovën në Kosovë dhe Metohi duhet të jetë në gjendje të garantojë se Lista Serbe në asnjë rrethanë nuk do të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Armatën e Kosovës”, u shpreh ai.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me deputetët e Listës Serbe.  Takimi mes tyre është zhvilluar për t’i bindur ata ta votojnë demarkacionin.

Ndërsa, Veseli mbrëmë deklaroi se tashmë i kanë votat për ta votuar këtë projektligj. /Indeksonline/