14:51 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Alarmohet Rusia- Pushtohet nga arinjtë polar

Në arkipelagun Novaya Zemlya në Rusi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, shkruan TASS.

Qeveria rajonal e shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak që vendi ishte pushtuar nga arinjtë polar, transmeton Indeksonline.

Deri më tani sipas raportit të qeverisë rajonale, janë parë 52 arinj në tre muajt e fundit.

Arinjtë po hyjnë në oborre të shkollave dhe kopshteve. Për shkak të kësaj prindërit po kanë frikë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla./Indeksonline/