Alarmohet Tesla, BMW prezanton konceptin Vision Dynamics
Duke sjellë konceptin Vision Dynamics në ‘LA Auto Show’ , BMW i ka dhënë inxhinierëve të Teslas një shans për të vështruar më afër rivalin e mundshëm të Tesla Model 3.
Edhe pse BMW ka ende kohë ta konfirmojë zyrtarisht versionin e prodhimit të Vision Dynamics, është pothuajse e sigurt se kompania do ta prodhoj këtë veturë elektrike.
Ajo që ata kanë thënë në lidhje me këtë koncept, është se vetura arrin shpejtësinë 0-100 km/orë në më pak se 4 sekonda. Shpejtësia maksimale është e limituar në 200 km/orë, ndërsa mund të bëj 600 kilometra me një karikim. /IndeksOnline/