21:31 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Alarmon familja Geci: Po duan ta ekzekutojnë Gani Gecin, pas deklaratave për Hashim Thaçin

Familja Geci, përmes një deklaratë iu është drejtuar opinionit të gjerë, në deklaratën të cilën e kanë bërë publike ata kanë ngritur shqetësimin e tyre për likuidimin e vëllaut të tyre, Gani Gecit.

Me këtë rast, ata kanë bërë të ditur, se nëse dikush tenton që ta kërcënojë Gani Gecin, apo të tentojë ta vrasë atë atëherë familja Geci do të kërkojë përgjegjësi nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes kësaj deklarate, familja Geci ka kërkuar nga Policia e Kosovës, dhe nga bashkësia ndërkombëtare që të mos lejojnë të ndodhë një vrasje në familjen e tyre, në të kundërtën ata do t’i përgjigjen në të njëjtën formë Hashim Thaçit.

Ndryshe, ditë më parë, Gani Geci, ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës,   ka folur për vrasjen e Ahmet Krasniqit, duke e akuzuar presidentin Hashim Thaçi se ka dhënë urdhër për vrasjen e tij.

Po ashtu, ai kishte theksuar se  me Presidentin Thaçi do të takohet në Gjykaten Speciale në Hagë pasi siç thotë Geci është  në cilësin e dëshmitarit. Më tutje, Geci kishte  kërkuar që Presidenti të dorëzohet para Tribunalit të Hagës.

Shihni më poshtë deklaratën e plotë të  familjes Geci:

FAMILJA GECI DEL ME DEKLARATË –

Të nderuar qytetar të Kosovës, të nderuar miq të vendit tonë, ju që jeni në çdo hapë mbrapa të mirës së vendit tonë, dua të ju informoj se bashkësia ndërkombëtarë ka ngrit shqetësimin e vet për likuidimin e vëllait tone Gani Gecit nga bandat dhe banditët e Hashim Thaçit dua të ju them me keqardhje se nëse dikush tenton apo e provon që vëllain tonë të e kërcënon apo edhe tenton ta vret apo edhe e vret, ta keni të qartë ju opinioni i gjërë që ne familja Geci nga sot e tutje Hashim Thaçi do merr të gjithë përgjegjësin për çdo eventualitet qe i ndodh Ganiut.

Ne do i përgjigjem në formën e njëjtë Hashim Thaçit, e them shumë më keqardhje që këto fjalë nuk duhet të fliten nga unë por jam i detyruar pa dashjen time duke e ditur që disaherë kanë dashur që vëllain tonë të na vrisnin por zoti e ka shpëtuar, tani i bëjë thirrje policisë së shtetit, sigurimit të brendshëm të shtetit, bashkësisë ndërkombëtare, Eulexit, që të jeni vigjilent dhe mos të lejojnë që kjo ngjarje të ndodhe, për ndryshe ne do detyrohemi të i dalim zot vetes dhe familjes ne mënyrën tone ,ju lutem ju të gjithë të lartpërmendurit qe këtë shqetësim tone ta merreni me kujdes te veçante, ndoshta dikush edhe donë që kjo ngjarje të ndodhë por ne nuk duam e nëse detyrohemi ta kuptojnë të gjithë se ne qëndrojmë në mbrojtjen e familjes dhe vëllait tonë, me respekt nga Familja GECI.