16:50 / E Martë, 22 Mars 2022 / A. M.

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani 15 vite dashuri!

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, janë një ndër çiftet më të njohur në ‘showbiz’-in shqiptar, ata na kanë treguar se dashuria merr shumë ngjyra të bukura kur je në krah të personit të duhur.

Dyshja u takuan rastësisht në një aktivitet në Zyrih, ku ishin të ftuar dhe aty nisi gjithçka.

Nga ai moment lidhja e tyre sa vinte e konsolidohej.

Historia e tyre e dashurisë ka bërë shumë të tjerë të ëndërrojnë dhe të frymëzohen.

Sot, çifti festojnë përvjetorin dhe patjetër  nuk kishte se si të mungonte një dedikim publikisht nga Miriami.

Ajo ka publikuar disa foto të para 15 viteve në llogarinë e saj të “Instagram”-it, që nga fillimi i romancës së tyre.

Krah fotove, Miriam Cani shkruan disa fjali tepër emocionuese:

“15 vjet sot. As edhe 1 dite nuk mundem me ta imagjinoj pa ty. Faleminderit qe i dhe jetes time ngjyrat me te bukura. Te dua pak me shume se dje, me pak se nesër”/indeksonline/