18:45 / E Enjte, 08 Prill 2021 / OSH

Alban Skenderaj publikon fotografi me shoqen e tij të ngushtë

Kantautori i famshëm shqiptar, Alban Skenderaj, në vazhdimësi prodhon këngë e hite të ndryshme.

I shquar për stilin e tij unik, këngëtari Skenderaj, shpërndanë në vazhdimësi pamje e momente jo vetëm nga jeta e tij profesionale por edhe nga jeta private, shkruan IndeksOnline.

Ai pak çaste më parë ka shpëndarë në rrjetin social Facebook dy fotografi me “shoqën e tij të ngushtë”.

Bëhet fjalë për vajzën e tij Amelia, e të cilës së bashku me bashkëshorten e tij, këngetaren Miriam Cami vite më parë i kishin kushtuar këngë asaj .

Ata janë prindër edhe të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Duam.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij: