09:13 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Alban Skenderaj vazhdon me koncerte recitale, pas Prishtinës në Tiranë

Alban Skenderaj është një këngëtar tejet i talentuar dhe i dashur për publikun shqiptarë për muzikën që ai sjellë, shkruan Indeksonline.

Ai është gjithashtu shumë i kërkuar nga publiku për të performuar këngët e tij me të cilat janë të lidhur publiku.

Kohëve të fundit ai ka arritur në ‘kulmin’ e tij duke vendosur të mbajë koncerte recitale, siq ishte rasti në koncertin në Prishtinë në Sallën ‘1 tetori’, koncert i cili kishte pjesëmarrje të lartë dhe publiku u nda i kënaqur nga ecuria dhe atmosfera që u krijua në atë lloj të koncertit.

Ndërsa ka qenë vetë këngëtari Skenderaj i cili me anë të një postimi ka bërë të ditur se së shpejti pritet një koncert recital në Tiranë.

“Nën Yjet E Tiranës”
 “Në raste të tilla ndoshta jam gjithmonë paksa euforik por këto janë lajmet dhe postimet që më lumturojnë vërtetë dhe që do të doja të ndaja shumë më shpesh me ju! Koncertet e mia recitale përveç se pasioni im tashmë janë një pikë e fortë dhe një pjesë tepër e rëndësishme e karrierës time artistike, për të tashmen dhe të ardhmen e saj. Është aty ku unë mundem dhe dua të flas me artin tim në cilësinë dhe lartësinë e tij maksimale! Jam i vetëdijshem që gjatë gjithë këtyre viteve që bëj muzikë, dashamirës nga të gjitha moshat që vërtetë i duan krijimet e mia, presin besnikë e me durim të hekurt nga unë evente të mirëfillta ku mund të përputhen standartet më të mira artistike, profesionale dhe njerëzore. 
E pra atëherë, mbas magjisë së Prishtinës dhe mbas shumë kërkesave për një “Bis” koncerti im recital i ardhshëm do të mbahet në 27 SHTATOR NË AMFITEATRIN E TIRANËS, i cili për një natë do të shkrihet me qiellin për ti bërë vend muzikës. 
Kam patur kohë të reflektoj dhe të përgatitem për ta pasuruar këtë koncert me ngjyra të reja artistike duke filluar nga repertori, skenografia, orkestra e deri tek të ftuarit specialë. “Nën Yjet E Tiranes” do të jetë një koncert sa romantik e reflektues aq dhe energjik e shpërthyes. 
Tirana dhe qielli i saj vërtetë ju perkasin të gjithëve tashme ndaj ky koncert do i dedikohet edhe këtij qyteti që gjithmonë ka ditur të jetë mikpritës e ti mbaj dyert hapur për çdo shqipëtar që ka patur diçka për të dhënë. Shumë shpejt do ju përditësoj rreth detajeve. 
Faleminderit miq.” 
: Ka bërë të ditur Alban Skenderaj. /Indeksonline/