23:49 / E Premte, 14 Shkurt 2020

Alban Sopa i pafat në kampionatin e mundjes, nuk arrin ta kaloj luftën e parë

Alban Sopa ka garuar sot në kampionatin evropian të mundjes i cili është duke u mbajtur në Romë të Italisë.

Mirëpo Sopa nuk arriti ta kaloj luftën e parë në të cilën ishte përballur me italianin, Gianluca Talamo.

Deri në tre minutat e fundit zhvilloi luftë të barabartë në kategorinë -70 kg.

Kurse gjatë ditës së nesërme Edon Shala do të garojë në kategorinë -92 kg./Indeksonline/.